POLITIKE

Kurti: Nuk do të ketë Asociacion mbi baza etnike në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar edhe një herë që Asociacioni i Komunave Serbe mbi baza etnike nuk mund të zbatohet në Kosovë për shkak që nuk e lejon Kushtetua.

Kurti më tej potencoi se sot në krye të shtetit janë tre persona, duke llogaritur vetën, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, që kanë qenë kundër Asociacionit në vitin 2013.

“ Në vitin 2013 duhet ta keni parasysh që ka pasur një trysni të jashtëzakonshme mbi deputetët për ta kaluar shpejt e shpejt atë marrëveshje parimore dhe ka munguar transparenca, nuk ka pasur informim të duhur. Sot i keni në krye të institucioneve njerëzit të cilët në vitin 2013 kanë qenë kundër asaj marrëveshje, ndërsa sot ata tre vetë, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti më 14 shkurt të vitit 2021 kanë arritur fitore plebishitare. E dyta, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i dhjetorit të vitit 2015 Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e ka shfaqur në dritën e së vërtetës, që është i paintegrueshëm në sistemin tonë juridik dhe kushtetues. Ajo nuk e ka trajtuar marrëveshjen e vitit 2013, mirëpo goditja që i ka bërë përmbajtjes së vitit 2015 kur marrëveshja e 2013 u zbërthye në konkretësinë e saj, në detajet e saj dhe në shpirtin e saj praktikisht e ka goditur edhe marrëveshjen e vitit 2013. Me fjalë të tjera ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka thënë që vetëm germa e Asociacionit është problematike, por ka konstatuar që 23 nene të kushtetutës po shkelen me të dhe secili nga shtatë kapitujt e Asociacionit nuk janë në përputhje me kushtetutën, por në të njëjtën kohë ka goditur edhe frymën e këtij Asociacioni. Nuk mund të ketë me Kushtetutën e Kosovës asociacion mbi baza etnike. Kjo është bërë në Dejton ku është ndërtuar një ngrehinë që sot quhet Republika Serbe dhe e cila është aty për Beogradin dhe jo për serbët. Ngjashëm po e dëshirojnë edhe në Kosovë. Shikoni në Bosnje dhe Hercegovinë kemi një shtet që nuk është republikë, e brenda e ka një republikë që nuk është shtet. Pra, Beogradi dëshiron ngjashëm edhe në Kosovë që të ketë një shtet që nuk do të quhet republikë por Asociacion dhe kjo të jetë brenda Kosovës që quhet Republikë por nuk do të jetë shtet. Pra në kemi nxjerrë mësime nga e kaluara dhe e kemi studiuar dhe analizuar saktë Beogradin përveҫ se e njohim mirë nga përvoja jonë”, deklaroi Kurti në një intervistë për DW-në.

Sa i përket një vizite në Gjermani, kryeministri i Kosovës u shpreh se mezi pret që një gjë e tillë të ndodhë posa të formohet Qeveria e re atje.

“Unë jam i interesuar që sa më parë kur të formohet qeveria e re gjermane të kem një vizitë atje. Gjermania është partneri ynë tregtar kryesor, po i shton investimet në Kosovë dhe Gjermania është vendi ku e kemi mërgatën më të madhe dhe që sjell sasinë më të madhe të remitancave. Mbi 42 për qind e remitancave që vijnë në Kosovë në baza vjetore, vijnë nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani. Kur kemi parasysh që Gjermania paraqet motorin e ekonomisë evropiane, padyshim që intensifikimi i bashkëpunimit tonë mund të sjellë veҫse gjëra të mira. Me këtë rast nuk duhet harruar që kancelarja Merkel që tashmë ndodhet në fund të mandatit dhe të karrierës së saj politike siҫ e ka paralajmëruar, është mbase politikania kryesore e cila i ka kundërshtuar suksesshëm tendencat për ndarje të Kosovës nën petkun e të ashtuquajturit shkëmbim territorial dhe ka dhënë një kontribut të ҫmuar në vitet 2017-2018 dhe 2019”, u shpreh Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago