Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kthyer përgjigje deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në të cilën ka kërkuar që të ndalen menjëherë masat në veri, të cilat ai i quajti të dhunshme, dhe të ripërqendrohet në dialog.
Kurti, në një intervistë për CNN International me moderatoren Isa Soares, ka thënë se Republikën e Kosovës nuk do t’ia japë serbëve.
“Të gjithë ndërkombëtarët i kanë pranuar rezultatet. Kështu, kryetarët duhet të shkojnë në zyra. Po punoj për së afërmi me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me SHBA dhe BE, të cilët i konsiderojmë miqtë më të rëndësishëm, por nuk do t’ia dorëzoj republikën demokratike milicive fashiste”, ka thënë Kurti.