LAJME

“Më ka ndihmuar Aishe Haklaj” – I biri iu vra në Suedi, babai tregon mes lotësh historinë: E qëlluan pabesisht, u fut për t’i ndarë

Lauren Spaho një 20-vjeçar nga Korça u vra brutalisht më datë 8 maj në Karlstad të Suedisë nga disa persona me kombësi arabe.

Babai i viktimës, Alket Spaho mes lotësh tregoi për emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV detajet e kësaj ngjarje makabër. Ai hodhi poshtë versionin e publikuar në media më parë, ndërsa pohoi se i biri u vra në pedonalen e qytetit.

“Ka qenë në pedonalen e qytetit me shokët e tij të shkollës së mesme. Djali ishte futur për të ndarë sherrin dhe është goditur pabesisht me një thikë. Goditja ka qenë vdekjeprurëse. Ai ka ndenjur 24 orë në koma dhe më pas ka gjetur vdekjen. Ka qenë në një bulevard, në pedonalen e qytetit.

Nuk ka ndodhur në një diskotekë sic thuhet. Unë jam informuar nga policia e Korçës. Kur më njoftuan djali ishte akoma gjallë, ishte në koma. Jam nisur për në Maqedoni, pastaj më ka marrë doktoresha në telefon dhe më ka thënë që ‘djali juaj ndërroi jetë’. Mua ma kanë refuzuar lejen e kalimit dhe e kam pasur të pëmundur ikjen me urgjencë drejt Suedisë” shprehet babai i Lauren Spahos.

Alket Spaho bëri thirrje për drejtësi, ndërsa lajmëron se nëse kjo gjë nuk vihet në vend atëherë ai do të bëjë vetëgjyqësi.

“Shtetasit që ma kanë goditur djalin janë me shtetësi të huaj, arabë. Ata kanë qenë në një shkollë tjetër. 3 janë arrestuar, kryesori ishte duke u arratisur për në Norvegji. Unë kam kërkuar dënim maksimal të personave sepse nuk dua të bëj vetëgjyqësi. Unë do të shkoj vetë në Suedi për të vijuar betejën për drejtësi” – tha ai.

Gjithashtu babai i viktimësu shpreh mirënjohës për mbështetjen e madhe të shqiptarëve, pasi kostoja që kërkohet për kthimin e trupit në atdhe është e papërballueshme për familjen Spaho. Ndër personat që e kanë ndihmuar ai përmendi edhe Aishe Haklaj:

“Dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët që më kanë ndihmuar, sidomos ato në Suedi. Një prej atyre që ka kontribuar është Aishe Haklaj dhe e falënderoj jashtë mase. Unë kam komunikuar me të. Në përgjithësi të gjithë shqiptarët kanë ndihmuar. I jam të gjithëve mirënjohës.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago