Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ofron zgjidhje të tjera përpos zgjedhjeve të reja.
Kurti, pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ai nuk ka pranuar të flasë me presidentin për mundësinë e formimit të një shumice të re parlamentare. Ka thënë se “nuk mund të shpërfillim nenin 82.2 të Kushtetutës”.
“Përpjekjeve te presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thitë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti.
“Presidenti u zotua që do ta respektojë kushtetutën ligjim dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partisë por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij viti”, tha Kurti.
Kurti, në një letër dërguar Thaçit para takimit, i ka thënë presidentit se do të takohet me kënaqësi me të, për të folur lidhur me hapat e mëtejmë sipas kushtetutës, pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.
Ai ka kërkuar nga Thaçi që të respektojë kushtetutën duke shkruar se Kosova ka nevojë për një president që e respekton atë deri në çdo pikë e presje.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…