POLITIKE

Kurti për Asociacionin: Serbia duhet të na kompensojë neve, jo ne atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se një asociacion njëetnik nuk është i mundshëm në Kosovën me kushtetutë shumetnike e se Kosova s’mund ta kompensojë Serbinë, por është Serbia ajo që duhet ta kompensojë Kosovën për luftën.

“E kemi thënë qëndrimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Asociacion njëetnik me Kosovën me kushtetutë shumetnike s’është i mundshëm. Kur e kemi shpallur pavarësinë thoshin se edhe pse Kosova i ka 93 për qind shqiptarë, s’mund të cilësohet shqiptare, por multietnike. Ama tash s’mund të bëhet asociacion njëetnik. Ne e kemi Asociacionin e Komunave të Kosovës. Jam qytetar i Kosovës që edhe si aktivist politik, edhe si deputet opozitar, dhe edhe sot si kryeministër është angazhuar e afirmuar të gjitha të drejtat e pakicave pa dallim. Kërkesat, nevojat e qytetarëve serbë dhe çdo pakice jam kryeministër edhe i tyre dhe i plotësoj.

Por s’mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në pranverën e vitit 1999, por ajo duhet të na kompensojë për dëmet që na ka shkaktuar edhe në njerëz edhe në të mira materiale. Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, shumë më tepër ka shqiptarë në Serbi sesa në Kosovë. Pakicat në Serbi janë gati 20 për qind, në Kosovë gati 7 për qind”, ka thënë Kurti pas vizitës në një biznes në Ferizaj.

Ai e ka cilësuar të padrejtë, të dëmshme dhe të papranueshme që në Kosovë të ketë asociacion të komunave me shumicë serbe e në Luginë të Preshevës të ketë Këshill Nacional Shqiptar.

“Nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të ketë zgjedhje njëetnike le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”, ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se është i hapur për diskutime mbi bazën e propozimit të Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Por para së gjithash më duhet ta respektoj kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Republika dhe demokracia duhet mbrojtur. 33 marrëveshje i kanë bë për 10 vjet para se të vijmë ne në pushtet. Nuk mund ta zgjedhin njërën prej tyre që është e preferuar për ta dhe e kanë shkelur në mënyrë të dyfishtë edhe kanë urdhëruar dorëheqjet kolektive në veri, që është shkelje e marrëveshjes 2013, dhe në dhjetor u kanë dërguar letra pesë shteteve të BE-së që nuk na njohin të mos pranojnë aplikimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. E kanë shkelur marrëveshjen e tyre më të dashur”, ka deklaruar Kurti.

Shefi i ekzekutivit, ka pranuar se në nenet e propozimit të BE-së nënkuptohet edhe çështja e Asociacionit, por ka thënë se ajo s’është as në preambulë e as në nenet e para. “S’mund ta nxjerrësh qerren para kalit”.

“Le t’i hapim diskutimet në Bruksel në nivelin e lartë dhe të diskutojmë për të gjitha çështjet, normalizimi i plotë është i domosdoshëm, por njohja reciproke në qendër. S’po them që vetëm njohja reciproke është marrëveshja, do të ketë edhe gjëra të tjera, por qendra është njohja reciproke. Për këtë më kanë votuar qytetarët. Kështu e thotë Kushtetuta. E do Republika dhe demokracia. E dimë që Serbia do diçka tjetër, por jam për t’iu shërbyer qytetarëve të Kosovës. E dimë që Bosnja dhe Hercegovina e ka brenda Republikën Serbe. Serbia e njeh ‘de jure’, por ‘de fakto’ e saboton për ditë. Edhe pse e ka pranuar pavarësinë shikoni çfarë po i bën”, ka thënë Kurti. “Le të diskutohet, le të dëgjohen të gjithë, por s’mund të kërkohet nga kryeministri që të bëjë shkelje të vullnetit të popullit e të interesave të shtetit”.

Të martën në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë është mbajtur një diskutim i mbyllur për çështjen e Asociacionit. SHBA-ja kohëve të fundit ka shtuar thirrjet për formim të Asociacionit, por kjo po refuzohet nga Qeveria e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago