Kryeministri Albin Kurti tha se se beson në të drejtat e njeriut, ndërsa foli për draftin e Kodit të ri Civil, i cili hap rrugë martesave mes personave të gjinisë së njëjtë.
Kurti tha se qytetarët duhet të jenë të barabartë, ndërsa theksoi se “nuk ka kuptim që të drejtat t’i takojnë vetëm atij që është sikur unë”.
“Unë nuk besoj që duhet t’i meritojmë të drejtat. Të drejtat na takojnë. I takojnë gjithsecilit. Edhe atij që nuk është sikur unë. Nuk ka kuptim që të drejtat t’i takojnë vetëm atij që është sikur unë”, tha Kurti.
Paraprakisht, Kurti tha se drafti i Kodit të ri Civil nuk e përfshin martesën dhe çështjen e adoptimit të fëmijëve nga çiftet e gjinisë së njëjtë.
“Sqarimi i parë është që nuk bëhet fjalë as për martesë, as për adoptim të fëmijëve. Le t’i heqim të gjitha dilemat. Bëhet fjalë vetëm për paralajmërimin për ligj për bashkësitë civile. Pra ne po paralajmërojmë që do të ketë një ligj të veçantë për këtë”, tha Kurti.
Kryeministri foli edhe për atë se si e sheh ai personalisht këtë çështje, dhe ofroi bazën e argumentimit të tij për këtë çështje.
“E dyta, unë si kryeministër dhe si kryetar i subjektit më të madh në Kosovë, unë besoj në të drejtat e njeriut. Unë besoj që të drejtat nuk duhet t’i meritojmë. Të drejtat burojnë nga qenia. Të mirat vijnë nga puna, të drejtat burojnë nga qenia. Me vetë faktin që je njeri, ke të drejta. Jemi të ndryshëm- disa janë më shumë të ndryshëm – por të gjithë jemi njerëz. Dhe unë besoj në të drejtat e njeriut”, tha ai.
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…