Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar Adem Demaçin.
Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e Adem Demaçit, dhe Kurti e kujton si personat më frymëzues e formësues për të.
Kurti, gjithashtu ka shkruar edhe për jetën e Demaçit, ku ka kujtuar se ka përjetuar tri jugosllavitë dhe që ka qenë 3 herë në burg.
Postimi i plotë:
Sot u bënë dy vjet pa Bacën Adem. Ai është ndër personat më frymëzues e formësues për mua e për Lëvizjen tonë.
Adem Demaçi i përjetoi tri jugosllavitë dhe hyri tre herë në burg. 28 vjet gjithsej i kaloi si i burgosur politik. Kur e liruan në prill 1990, tha se po del nga burgu i vogël në burgun e madh. Vazhdoi veprimtarinë politike pa pushim e kursim për veten.
Kurrë nuk u step prej frikës, kurrë nuk u mposht prej dhimbjes, kurrë nuk u ligështua prej trysnisë. Me thjeshtësi e qartësi të madhe intelektuale, me lakonizmin karakteristik, ai gjithnjë thoshte të vërteta therëse. Kjo cilësi iu njoh e iu vlerësua edhe nga Parlamenti Evropian, që i akordoi Adem Demaçit çmimin prestigjioz «Saharov» për lirinë e të menduarit.
Shkroi, tha e bëri aq shumë gjëra me peshë të rëndë politike, shoqërore e letrare, ndonëse tentativat për ta kufizuar, penguar e censuruar kurrë nuk munguan. Përballë Rankoviqëve, Titoistëve e Millosheviqëve, ky njeri shpirtmadh e mendjefortë, foli e tha të vërtetën universale të lirisë. E tha për popullin shqiptar, sepse këtij populli i ra për hise, falë zotit, një vigan i tillë.
Sot, kur mendojmë, mendojmë edhe a thua çka do të mendonte ai. Prandaj, kur veprojmë, veprojmë sikur edhe ai të ishte me neve.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…