Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka prezantuar një pako të re ekonomike, shkruan Reporteri.net.
Kurti fillimisht ka thënë se do të subvencionohen të gjithë qytetarët që kursejnë energji elektrike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati dha më shumë detaje për këtë subevncionim.
“Subvencionimi bëhet për secilin që kursen dhe shpenzon më pak energji sesa muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Për shembull, nëse një familje ka shpenzuar 1000 kilowat në orë shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa për këtë muaj hargjon 900 kw për orë, parashihet se ka pas reduktim 10 përqind, për këtë përqindje do ta mbështesim në subvencionimin e faturës në vlerë prej 20 përqind”, ka thënë Murati.
Pensionistët do të marrin 100 euro shtesë në muajin tetor, ndërsa familjet me ndihmë sociale do të të mbështeten duke dyfishuar shumën e asistencës sociale për një muaj.
Kurti tha se zyrtarët publik do të marrin nga 50 euro nga muaji shtator, ndërsa punëtorët në ndërmarrjet publike 100 euro.
Sa i përket sektorit privat, Kurti tha se do të mbështesin secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50 përqind të rritjes së pagës për tre muaj.
Po ashtu për studentët do të ndahen 100 euro për muajin nëntor.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…