Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë javës së ardhshme d0 ta merr një vendim të rëndësishëm.
Kryeministri pritet ta anulojë vendimin që kishte marrë Ramush Haradinaj për rritjen e pagave.
Me këtë vendim shefi i ri i Qeverisë do t’ia ulë pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në fund të vitit 2017, saktësisht më 20 dhjetor vendosi që t’ia bëjë vetes një dhuratë për fundvit, nga 1 mijë e 500 euro, ai me vemdimin e ri do të merrte pagë bruto 2950 euro në muaj.