Kryeministri Albin Kurti tha se qëndrimin në Greqi e ka shfrytëzuar më së shumti për takime me biznesmenë për çështjen e investimeve.
Kurti shtoi se në fushën e investimeve të huaja ai bën shumë përpjekje të cilat nuk i bën publike.
I pari i ekzekutivit në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se në dy konferencat në të cilat mori pjesë gjatë qëndrimit në shtetin helen, kishte shumë biznesmenë.
“Edhe më shumë sesa për takime politike, për çështjen e investimeve e kam shfrytëzuar këtë qëndrim në Greqi në këto dy konferenca, ku ka pasur edhe shumë biznesmenë”, tha ai.
Kurti tha se nuk bën të bëhet publik çdo takim i tij me investitorë të mundshëm, pasi tha se “armiqtë që nuk janë të paktë” do të mund t’i prishin punë Kosovës.
“Nëse këto do të publikoheshin, s’do mend se shumë kollaj, prej armiqve jo të paktë të Kosovës do të mund të kontaktoheshin ata dhe më pastaj ta nxijnë imazhin e Kosovës dhe në këtë mënyrë ta vënë në hezitim një investitor të ardhshëm”, tha ai.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…