POLITIKE

Kurti: Qeveria e re e Kosovës shembull, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se si qeveri e re e Kosovës janë shembull, dhe jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Kurti: Si qeveri e re e Kosovës jemi shembull jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për ballafaqimin e sukseshëm me parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19, përkatësisht koronavirusit dhe falënderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë respektuar vendimet e qeverisë dhe kanë ndjekur udhëzimet e ekspertëve. Kemi pasur dhe vahzdojmë të kemi një disiplinnë shoqërore e qytetare e cila bëri që sot në Kosovë të kemi jo më shumë se 20 të testuar pozitivisht me koronavirusin nga të cilët vetëm njëri një burrë i moshuar 77 vjeçar ka maskë oksigjeni, por jo makinë respiratori dhe që të gjithë të tjerët nuk ajën as për së afërmi në rrezik jete. Duhet theksuar që dy prej tyre janë liruar dje për trajtim shtëpiak, në vetëizolim në vetëkarantinim, katër të tjerë e kanë bërë më herët. U jam mirënjohës e falënderues mjekëve e infermierëve, policëve e ushtarëve, farmacistëve e të gjithë punëtorëve nëpër markete që shesin gjënende ushqimore, të ushqimit e të barnave, doganierëve e inspektorëve edhe i falënderojë punëtorët në prodhim e ata në ndërtimtari po e mbrojnë shëndetin e njerëzve ndërsa po e mirëmbajnë shëndetin e ekonomisë tonë. Edhe shëdneti i njerëzve edhe shëndeti i ekonomisë janë në foksu të qeverisë sontë e cila ka koordinuar ministritë, mekanizmat shtetërorë deri tek organet e reja që ka krijuar për parandalimin e shpërndarjes dhe përhapjes së korornavirusit. Republika e Kosovës i ka diku rreth 130 respiratorë dhe ëpr fat të mirë s’kemi asnjë rast të rëndë që këta të përdoren. Duke pas parasysh se në cfarë gjendje e kemi gjetur sistemin shëdnetësorë parandalimin është jetik, vetëziolimi dhe higjiena në anën tejtër.Qytetarët kanë treguar kulturë dhe vetëdije të lartë, u bëjë thirrje të vazhdojmë këtë dhe ta rrisim edhe më tej në mënyrë që ta ruajmë vetën dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

11 minuta ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

12 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

14 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago