Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe deklaratave që ky i fundit dha për Kosovën gjatë Samitit të mbajtur në Tiranë.
Kurti ka shkruar në Twitter se parimet për gjithëpërfshirje dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale.
Kreu i VV’së, thotë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.
“Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë se për dy ditë në Tiranë kanë qëndruar liderët e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e thirrur për konkretizim të Mini Schengenit rajonal.
Mospjesmarrja e Kosovës bëri të kryeministri Rama të hedh akuza drejt liderëve në vend, teksa ka shtuar se kjo do të dëmtojë shtetin e Kosovës.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…