Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar edhe një herë qytetarët për 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në video mesazhin, të cilën e ka publikuar Kurti, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se Kosova nuk është në ditët e saj më të mira, por për popullin ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë, transmeton Telegrafi.
“Të dashur qytetarë, urime pavarësia e Republikës sonë. Viti i 12-të i saj është përpjekja jonë e vazhdueshme për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë. Ajo ishte ideali përbashkues i brezave para nesh dhe vijon të jetë sfida përpara nesh. Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet, ajo nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë. Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne, të gjithë kemi mospajtimet e dallimet tona por si Qeveri është koha të marrim vendime”.
- “Nuk do të ju shmangemi vështirësive, por do t’ju bëjmë ballë atyrë. Këto vendime do ta lartësojnë Kosovën në nivel me popullin e saj. Sepse, detyra e Qeverisë është të jetë në hap me popullin për çfarë i takon dhe e meriton ai. Fisnike dhe madhështore. E pa nënshtrueshme dhe e vendosur. Potenciali i popullit të Kosovës ishte shumë më përpara se kapaciteti i qeverive të deritanishme. Tani do të kemi qeveri e cila do t’i realizoj kërkesat e qytetarëve të saj. Të rinjtë tanë tregojnë më shumë suksese jashtë se këtu, kjo sigurisht që është shumë e dhimbshme, por është edhe shpresëdhënëse. E dhimbshme sepse nuk po zhvillohet këtu, e shpresëdhënëse, sepse do të mund të zhvillohet edhe këtu”, ka thënë Kurti në video adresimin e tij.
Kryeministri ka bërë thirrje që të gjithë të bëhen bashkë e të punojnë për ditë më të mira.
“Më lejoni që edhe një herë të ua uroj këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë. Të bëhemi bashkë e të punojmë për ditë më të mira”, ka pohuar Kurti.
12-vjetorin i shpalljes së pavarësisë është shënuar sot me aktivitete të shumta