Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Berlin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell për linjën e fluturimeve Prishtinë – Beograd, ende nuk është një marrëveshje.
Kurti të hënën së bashku me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil dhe ndër të tjera foli edhe për atë marrëveshje.
Kurti tha se për t’u shndërruar në marrëveshje, ajo duhet të kalojë edhe nëpër shumë hapa të tjerë, por që për shkak të pandemisë edhe kjo çështje si shumë të tjera “është ngrirë”.
“Ne e dimë versioni final të marrëveshjes që mua më është prezantuar me vonesë, pra atëherë kur edhe negocimi edhe draftimi kishin përfunduar. Mund të them që jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, por ky bashkëpunim rajonal duhet t’i ketë dy gjëra themelore parasysh: e para, kushtetutshmëria e ligjshmëria dhe e dyta, rentabiliteti ekonomik. Të gjitha bashkëpunimet tona të cilat përfshijnë bashkëpunimin ekonomik duhet të jenë të leverdishme dhe të qëndrueshme. Ajo nuk është një marrëveshje, por një shprehje e vullnetit, duhet të kalojë edhe shumë hapa të tjerë që të kthehet në marrëveshje, por jemi në kushte pandemie që ka ngrirë një varg aktivitetesh e procesesh, e duket që një prej tyre është edhe kjo”, ka thënë Kurti.
Kurti gjatë vizitës në Autoritetin e Aviacionit Civil, ka takuar edhe anëtarët e Bordit dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit, Arianit Islami.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…