KRYESORE

Kurti thotë se Ballkani i Hapur se është e një dimensioni tjetër, jo bilaterale, Rama: Ajo çështje nuk bashkon, por as nuk na ndanë

Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti në konferencën pas mbledhjes mes dy qeverive në konferencë për media kanë folur edhe për Ballkanin e Hapur.

Kryeministri i Kosovës tha se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të shkëlqyera.

“Së pari duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje, protokolle e memorandum gjithsej 19 sot e kjo është për tu përshëndetur, marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyera dhe vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë nevojë për ndërmjetësues. Për çështjen e ngritur ajo është e një dimensioni tjetër, jo bilaterale, jo mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe nuk kam asgjë të re të them”, tha Kurti.

E homologu i tij shqiptar, tha se vetëm në Ballkanin e Hapur kanë këndvështrime të ndryshme.

“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por as nuk na ndan. Kemi këndvështrime të ndryshme, por ato nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale të jemi mirë. Porosia ime për qeverinë në Kosovë është që çdo gjë që ne jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe në Kosovë”, tha Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago