KM Albin Kurti/ Foto: Valdrin Xhemaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur problem të madh largimin e qytetarëve në drejtim të vendeve perëndimore. Ai ka thënë se Kosova ka juristë e politologë që duan të bëhen diplomatë, por se Kosova s’mund t’i akomodojë të gjithë në diplomaci.
Sipas tij, Kosovës i mungojnë edhe kuzhinierët e trajnuar, muratorët dhe floktarët.
“Është një problem i madh. Ne kemi shumë juristë dhe politologë që duan të bëhen diplomatë. Por ne kemi vetëm 30 ambasada. Si mund t’i akomodojmë të gjithë këta diplomatë? Ajo që i mungon tregut tonë janë, për shembull, kuzhinierë të trajnuar, muratorë apo floktarë. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë për të zbatuar një sistem dual të arsimit si në Zvicër apo Gjermani”, ka thënë Kurti për mediumin zviceran “Tages-Anzeiger” duke komentuar edhe ardhjen e punëtorëve nga India e Tajlanda.
Kurti është pyetur se a do të përshpejtohet eksodi i të rinjve kur më 1 janar të vitit 2024 të hiqen vizat.
“Njerëzit me arsim tashmë marrin viza pune. Gjermania është tërheqëse dhe e uritur për punëtorë. Kushdo që donte të shkonte e ka shfrytëzuar shansin e tij prej kohësh. Disa kthehen dhe më pas investojnë këtu. Por është e rëndësishme që vizitat familjare të bëhen më të lehta dhe njerëzit të mund të vizitojnë Evropën Perëndimore, pa pasur nevojë të shpenzojnë shumë para për një vizë”, ka deklaruar ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…