FOTO&VIDEO

Del nga jetimorja, ‘Pa Gjurmë’ i gjen familjen! Pas 18 vitesh takohet live me nënën biologjike, Luis Sheta merr mesazhin prekës nga i vëllai

Luis Sheta doli nga jetimorja e Shkodrës, sapo mbushi 18 vjeç dhe iu drejtua emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV në kërkim të tre vëllezërve te tij. Ai dërgoi një mesazh në adresë të emisionit, ku rrëfente sesi u braktisën nga nëna biologjike dhe u rritën nëpër jetimore. I ftuar në studio, pasditen e kësaj të marte, ai përjetoi jo pak emocione të forta.

Luis Sheta: Do Zoti i takoj sot. Po s’i takova sot i humba shpresat…

Pas kërkimeve intensive bërë nga stafi për tre vëllezërit, u arrit në gjurmët e njërit prej tyre. Moderatorja Odeta Dume i komunikoi live Luisit lajmin e gjetjes së 12-vjeçarit, i cili ndodhej në ’Shtëpinë e Fëmijës’, Sarandë. Për shkak të rregullave institucionale, ai nuk mundi të ishte i pranishëm në studio, por dërgoi disa foto ndër vite. Emocione të forta për Luisin, ndërsa iu drejtua me fjalë zemre. ’Pa Gjurmë’ mundësoi që të dy, jo vetëm të mësonin për ekzistencën e njëri-tjetrit, por të shiheshin për herë të parë. I vëllai e surprizoi me një letër të ndjerë, ndërsa Luisi hapi zarfin me duart që i dridheshin dhe lexon mes rreshtash me lot në sy.

12-vjeçari: Përshëndetje Luis më ka marr malli. Unë mezi pres të takoj dhe të puth nga larg. Së shpejti do të largohem për të jetuar më prindërit që më kanë birësuar, por unë s’do të harroj kurrë. Jam me fat që të gjeta dhe të kam përgjithmonë në zemrën time.
Luis Sheta: Të du shumë. Inshallah përqafohena së afërmi, bashkë edhe me vëllezërit e tjerë’.

Pasi njohu vëllanë e tij më të madh, 12-vjeçari mëson nga emisioni se ka edhe dy vëllezër të tjerë, për të cilët ’Pa Gjurmë’ premtoi se shumë shpejt do t’i gjejë.
Të vështira ishin minutat në vijim, kur ’Pa Gjurmë’ surprizon 18-vjeçarin duke i sjellë në studio live nënën biologjike. Rajmonda Sheta u gjet pas shumë kërkimeve dhe përballë të birit, ajo tregon arsyet e braktisjes së katër fëmijëve. 45-vjeçarja jeton në kushte të mjerueshme në Tiranës, ndërsa gjendja e saj fizike dhe mendore nuk është fort e mirë.

Odeta Dume: Rajmondën ne e kemi gjetur. Ajo nuk e mban mend imazhin tënd, por ka shumë dëshirë të të takojë. Ke ti dëshirë ta takosh Luis?
Luis Sheta: Po, kam dëshirë…
(Rajmonda vjen dhe hyn në sudio…qajnë të dy)

Rajmonda Sheta: Unë i dorëzova në jetimore se nuk kisha mundësi të rrisja vetë. Luisin nuk e mbaja mend. Kam dashur t’i takojë, por nuk kam mundur. Nuk i kam lënë rrugëve fëmijët e mi, por kam ndenjur vetë rrugëve… Dua të rri afër djalit… (qan)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago