Kryeministri i Kosovës tha se i di emrat e grupeve kriminale në veri, raporton Gazeta Sinjali. Mirëpo, ai refuzoi t’i thoshte me arsyetimin se do ta harronte ndonjë.
Emrat e veçantë të atyre që qëndrojnë prapa bandave kriminale do t’i thotë Prokuroria dhe organet e hetuesisë.
“Prapa strukturave kriminale qëndrojnë kriminelet, Hetimet e policisë kanë dëshmuar se bëhet fjalë për krim të organizuar… Emrat e veçantë i thotë Prokuroria dhe Policia hetuese. Unë i kam në mendje disa emra tani, por më vjen keq nëse e harroj ndonjë. Kështu që emrat e veçantë të tyre do t’i thotë Prokuroria”, tha ai.
Ai tha se si asnjë qeveri më parë kanë luftuar krimin e organizuar në veri.