Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se kthimi i tij në Kosovë, duke “sakrifikuar” jetën dhe punën e mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sinjal që edhe mjekët dhe infermierët e që janë larguar nga Kosova, duhet të kthehen në vendlindje.
“Vetë fakti që kam ardhur këtu nga jeta amerikane, nga një punë shumë e mirë është sinjal që edhe të tjerët duhet të na bashkohen. Ne duhet të jemi të hapur dhe duhet të krijojmë një platformë dhe një strategji”, tha ai.
Ai premtoi se do t’i vizitojë dhe angazhohet edhe për komunat me shumicë serbe.
“Të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, për mu janë të Kosovës, prandaj, gjithsesi do të shkojë në ato vende (komunat me shumicë serbe)”, tha Latifi para gazetarëve.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…