Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për bashkëpunimet me vendet tjera sa i përket pandemisë Covid19.
Ai nga panelistet e Debat Plus është pyetur nëse testet nga Serbia kanë ardhur për Kosoven, apo siç e quajnë ata Kosovë e Metohi.
“Për besë nuk e kam parë dokumentacionin e atyre testeve, ministri Vitia është kompetent për tu përgjigjur në këtë pyetje”, ka thënë ai shkurt.
Tutje ai ka thënë se Serbia ka besuar që qeveria e Kosovës nuk do t’i testojë serbët për covid19.
“Jam informuar nga ministri Vitia, sonte Serbia ka besuar që qeveria e Vetëvendosjes nuk do t’i testojë serbët, ka pasur një besim të tillë, dhe me pastaj janë befasuar për të mirë se si ne nuk i kemi dalluar qytetarët në bazë të komunave apo partive por as në bazë të partisë dhe virusi nuk na dallon neve, më pastaj kanë shprehur një llojë gatishmërie, një lloj dërgesë për rreth 1 mijë teste, nuk do të kemi nevoje të ua kthejme, ishte gjest i vullnetit të mirë, nuk do të përdoren vetëm për serbët”, ka thënë ai.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…