Një objekt kozmik i panjohur po lëshon sinjale të pazakonta radio nga një distancë prej 15 mije vitesh dritë larg nga Toka.
Me impulse të valëve të radios çdo 22 minuta, ky fenomen i çuditshëm ka më shumë se 30 vite që po vazhdon. Shkencëtarët, të udhëhequr nga astrofizikantja, Natasha Hurley-Walker nga Universiteti Curtin në Australi, besojnë se burimi mund të jetë një Magnetar jashtëzakonisht i ngadalshëm.
Ky zbulim paraqet një sfidë për të kuptuarit tonë aktual të këtyre objekteve qiellore dhe mund të fshehë një mekanizëm që është ende i panjohur.
Një Magnetar është një lloj ylli neutron me një fushë magnetike jashtëzakonisht të fuqishme. Zbërthimi i fushës magnetike fuqizon emetimin e rrezatimit elektromagnetik me energji të lartë, veçanërisht rrezet X dhe rrezet gama.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…