Aida Çorovic u bë e njohur për publikun pasi dje hodhi vezë në muralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq në Beograd. Ajo u sulmua nga përkrahësit e kriminelit Mlladiq e më pas u arrestua edhe nga policia.
“Jam aktiviste e të drejtave të njeriut për shumë vite dhe pozicioni im është të qëndrojë prapa të gjithë viktimave të Srebrenicës”, tha Corovic pas arrestimit, shkruan Klix.ba.
Të martën, më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Fashizmit, Antisemitizmit dhe Ksenofobisë, Aida Çorovic hodhi vezë në një mural kushtuar kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, i cili ishte duke u mbrojtur nga policia. Pas kësaj, ajo u arrestua së bashku me aktivisten Jelena Jacimovic.
Fituesja e çmimit “Pushtimi i Lirisë”, e ka luftuar nacionalizmin dhe fashizmin për vite me radhë si dhe ka qenë aktiviste për të drejtat e grave.
Aida Corovic ka lindur në vitin 1961 në Novi Pazar, ka studiuar arkitekturën dhe historinë e artit në Beograd.
Deri në shpërthimin e luftrave në ish-Jugosllavi, ajo ishte e angazhuar në kritikë të artit dhe në hulumtime arkeologjike dhe arkitekturale. Pas luftës, ajo u bë aktiviste e paqes në Beograd, në qendrën për aksion kundër luftës dhe në organizatën Gratë në të Zeza.
Ajo ka qenë anëtare e Aleancës Qytetarë dhe pastaj në Partinë Unioni Social Demokrat që ka marrë pjesë në formimin e Opozitës Demokratike të Serbisë që ka luftuar nacionalizmin në Serbi, duke insistuar në vendosjen e marrëdhënieve miqësore me shtetet e ish-Jugosllavisë.
Nga prilli 2014 deri në qershor 2016, ajo ishte deputete e parlamentit të Serbisë.
Në një nga seancat e parlamentit, Corovic kishte deklaruar se përshkak të punës së saj si aktiviste, ajo ishte kërcënuar me vdekje.
Gjatë vitit 2020, ajo kishte njoftuar se është e papunë dhe kërkonte një punë. Asaj i kishte ardhur një ofertë pune nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq të cilën e kishte refuzuar.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…