POLITIKE

Flet politikani që ia përplasi kovën me ngjyrë muralit të Ratko Mlladiqit

Anëtari i Partisë Socialdemokratë të Serbisë, Gjorgjo Zhujoviq, ka folur për N1 pasi ka hedhur një kovë ngjyrë të bardhë në muralin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, në një rrugë të Beogradit.

Zhujoviq ka thënë se ky është një akt prej një njeriu normal. Ai tutje ka thënë se nuk është normale që në Beograd të shfaqen murale të tilla të cilat përshkruajnë serbët “ashtu siç nuk janë”, shkruan N1.

Zhujoviq ka theksuar se “Serbia nuk është një komb kriminelësh, as një shtet i njerëzve që urrejnë. Qytetarët e Serbisë duan dhe respektojnë të tjerët që janë ndryshe”.

Derisa për djathtistët radikal që kanë mbrojtur dje muralin e Mlladiqit, Zhujoviq ka thënë se “Janë arrogantë dhe të pakët në numër të cilët tentuan të vendosin rregull vetëm pse ishin të veshur me të zeza”.

Zhujoviq tutje ka treguar se në momentin kur është afruar tek murali për t’ia hedhur kovën me ngjyrë, i janë afruar personat e të djathtës ekstreme, por shton se nuk ua kishte frikën.

Ai thotë se nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas, por ndoshta autorët e muralit do të vijnë sërish dhe do ta rinovojnë atë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago