Policia e Kosovës pas aksionit kundër kontrabandës në katër rajonet e Kosovës ka shpallur në kërkim 10 persona si të dyshuar për kontrabandim me mallra. Në mesin e tyre është edhe Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”, i cili dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë.
Kaça është pronari i barnatores ku sot Njësia Speciale e Kosovës me anë të një aksioni bastisi barnatoren e tij nën dyshimin për kontrabandë.
Kujtojmë se ai ishte arrestuar në vitin 2018 nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për krim të organizuar.
Edhe drejtori i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti sot tha se lokali ku u sulmuan policët e Kosovës është i një shqiptari, që është i njohur për veprimtari kriminale.
“Rreth orës 11 të gjitha njësitë policore që kanë pjesë në operacion janë tërhequr. Një informacion shtesë, në barnatoren ku janë sulmuar policët është lokal i një shqiptari që është i njohur për veprimtari kriminale. 26 lokacione, 8 persona janë arrestuar, 10 në kërkim, 10 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Lëndimet janë të lehta, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Një qytetar i lënduar, disa automjete zyrtare të dëmtuara, disave u është vënë zjarri. Pjesëtari që është i lënduar është një qytetar që ka precedent penal, ka qenë në 2011 u akuzuar për vjedhje të rëndë”, tha Mehmeti.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…