POLITIKE

Kush është kryepopi serb që u ndalua të hyjë në Kosovë?

“Ne të gjithë e dimë që përgjat historisë janë ndërruar kufijtë e shteteve dhe vendeve ku njerëzit kanë jetuar, dhe ne nuk jemi shumë të sigurt për këtë se në në një histori ku gjithçka është relative ato [kufijtë] nuk do të ndryshojnë në të ardhmen”.

Ky është një mesazh “paqeje” i dhënë këtë vit nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, gjatë hapjes së punimeve të ndërtimit të një autostrade mes Beogradit dhe Banja Llukës. Vizita e këtij të fundit në Kosovë e planifikuar për 26-28 dhjetor nuk u realizua, ngase nuk i pëlqyen parakushtet e vendosura nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Porfirije, me t’u zgjedhur në krye të Kishës Ortodokse Serbe, u identifikua si një njeri i afërm me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili para zgjedhjes së tij edhe ashtu i kishte bërë të ditura simpatitë e tij për kastën udhëheqëse të Serbisë dhe presidentin e saj.

Nga viti 2010 deri në vitin 2011 Porfirije ka qenë peshkop i ushtrisë serbe, e më pas koordinator për bashkëpunim ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe ushtrisë serbe.

A u ndalua të hyjë në Kosovë?

Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriç, e quajti “lajm pikëllues në ditë krishtëlindjesh” gjoja “ndalimin” e vizitës patriarkut.

Mëpastaj u deklaruan edhe nga institucioni ortodoks. Porfirije i bën thirrje autoriteteve nga Kosova të kthejnë mbprasht “vendimin diskriminues”, thanë ata.

”Porfirije pret që ky vendim tejet diskriminues të shfuqizohet dhe u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë që të ndalojnë me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë që jetojnë në provincë, në tokën e të parëve të tyre, ku serbët njerëzit kanë jetuar vazhdimisht për të paktën 1500 vjet”, thuhet në deklaratën e tyre.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës deklaruan se nuk ia kanë ndaluar vizitën patriarkut, por se i kanë shtruar disa kërkesa atij, shkruan Reporteri.net.

Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas përgjigjes kthyer ndaj këtij instuticoni, kërkoi që Kryepatriarku të distancohej nga aktet mbështetëse ndaj, siç thanë ata, “përfshirjes aktive në dhënien e mbështetjes ndaj grupeve kriminale që po mirëmbajnë barrikadat në pjesën veriore të Republikës së Kosovës për rreth 16 ditë deri më tani”.

Mes tjerash, Qeveria përmendi edhe priftin beogradas i cili hyri ilegalisht në Kosovë përmes rrugicave alternative, duke e pranuar edhe publikisht, se një gjë të tillë e bëri për t’iu shmangur patrollave të KFOR’it.

“Në pajtim me të lartpërmendurat, Qeveria e Republikës së Kosovës pret që Kisha Ortodokse Serbe të dënojë akte të tilla, si parakusht për ta pranuar vizitën e tij”.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, qartësoi MPJD në një komunikatë.

Kisha Ortodokse Serbe është denoncuar në një numër rezolutash në Parlamentin Evropian, veçanërisht pas agresionit rus mbi Ukrainën që nga 24 shkurti, si hartuesja dhe ushqyesja më e madhe e narrativave pro-ruse dhe anti-evropiane.

Mes tjerash, disa Rezoluta të PE’së e kanë vënë theksin edhe te roli i tyre në shkaktimin e përçarjeve etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago