FOTO&VIDEO

Kush është Shaqir Fetahu, kreu i ri i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni

Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu prej sot u zgjodh ushtrues detyre të postit të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.

Prof. Shaqir Fetahu u lind më 25 Prill të vitit 1959, në fsh. Çegran – Gostivar.

Gjatë mbarimit të shkollës fillore, respektivisht në moshën 15 vjeçare arrin të kryejë edhe hifzin e Kur’anit Famëlartë, nën udhëheqjen e imamit të xhamisë “Loke” të fshatit Çegran, rahmetli H. Hafiz Kebir ef Mahmudi.

Me të kryer shkollën fillore regjistrohet në Shkollën e Mesme Islame Medreseja “Alaudin” në Prishtinë, të cilën me sukses e kryen në vitin 1980. Po në të njëjtin vit vazhdon studimet në Fakultetin e shkencave Islame në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilin poashtu me sukses e kryen në vitin 1984.

Pas kryerjes së Fakultetit të shkencave islame në Sarajevë punësohet në fsh. Çegran si imam dhe mualim, dhe në bazë të rezultateve të treguara gjatë kësaj kohe, emërtohet si ligjërues në SHMI “Medreseja Isa beu” – në Shkup, ku si ligjërues punon plotë 10 vjet, kryesisht si ligjërues i lëndës Apologjetika islame (Akaidii), lëndën e Imamatit (Lënda e mënyrës së kryerjes së detyrës së imamit), Lëndën e Vaz-daves (Retorika islame) dhe Tefsirin (Komentimi i Kuranit).

Në vitin 1994 emërtohet Drejtor i Sektorit për shkencë e kulturë islame pranë BFI në RM, pastaj plot katër vite kryen edhe detyrën e Sektorit fetar – arsimor, derisa në vitin 2001 zgjidhet mufti i Muftinisë së Gostivarit, të cilën detyrë me suksesin më të madh e kryen edhe sot.

Prej ditëve të para në Medresenë e “Alaudin” në Prishtinë fillon të merret me shkrime duke i botuar ato në Gazetën e Shoqatës së nxënësve të medresesë me emrin “Nur”. Ka botuar mbi 150 artikuj edhe në Gazetat si: “Dituria Islame”, “Hëna e re”, “Flaka”, “Fakti”, “Vepra”, “Drita islame”- Tiranë, “Lëvizja islame”- Gostivar, etj.

Prej ditëve studentore, përveç shkrimeve si autor, është marrë me përkthime edhe atë ka qenë anëtarë i grupit për përkthimin e veprës së Rozhe Garodit me titull :“Islami kultura dhe socializmi”, të botuar në Sarajevë, pastaj botoi veprën origjinale me titull “Feja fenomen i vërtetë”, botuar nga BFI – në Shkup, “Akaid – I”, pastaj “Gjashtë kushtet e besimit”, që të dyja këto libra janë botuar nga Komuniteti mysliman në Tiranë, vitin e kaluar nga shtypi doli edhe vepra e fundit e tij, me titull “Islami – Porosi hyjnore”, dhe tani është gati për botim vepra e radhës “Drejtimi racionalist në Islam – Mu’tezilijët”.

Është iniciatori kryesor i hapjes së Paraleles së shtrirë të vajzave në Gostivar, si dhe për momentin Koordinator i saj, e hapur në vitin shkollor 2008/ 2009 – Degë e SHMI – “Medreseja Isa beu” – Shkup Është pjesëmarrës i disa seminareve, konferencave dhe simpoziumeve në vend dhe jashtë.

Për aktivitetin e tij të bujshëm jetësor ka marrë mirënjohje të ndryshme nga institucione , shoqata dhe ente të sferave të ndryshme, në veçanti duhet theksuar Dekoratë “Myfti Vebi Dibra” që ndahet nga Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef Rexhepi në nivel të BFI, në RM si dhe Dekoratën e fundit qe ju nda nga Akademia internacionale e shkencave sociale në Florida na SHBA (Internacional Academi of Social Sciences (IASS), USA. etj. Tashmë ka kryer provimet postdiplomike në USHT, në Fakultetin Filozofik -Dega e Historisë në Tetovë. Është prind i tre fëmijëve.(Delvina Kërluku/Koha)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago