Kristale Ivezaj – Rama është gruaja e kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Ramës.
Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.
Ivezaj – Rama është gjithashtu nismëtare e “Even Walls Have Ears” – një projekt i pavarur që ndan tregimet e dorës së parë të diktaturës së Shqipërisë nga vitet 1944-1991, që lidh brezat përmes tregimit dhe artit.
Ajo ka një njohje në komunitetin shqiptar në Londër dhe ka pasur rastin të njihet nga afër edhe me artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipën.
Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit. Ata jetojnë familjarisht në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Theksojmë se Kristala e ka përkrahur vazhdimisht Përparim Ramën. Ajo është parë thuajse në çdo paraqitje të tij.
Në anën tjetër ai ka falënderuar bashkëshorten për kujdesin ndaj fëmijëve gjatë kohës sa ky ishte i zënë me fushatë.
Rama fitoren e tij e ka përmbyllur duke i dhënë një puthje në buzë, bashkëshortes. E cila u cilësua edhe si “puthje e fitores”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…