Janë zbardhur të gjithë emrat e grupit të trafikantëve ku u arrestua këngëtarja Elsa Lila në Itali. Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 13 persona (shtatë shqiptarë dhe gjashtë romakë).
Konkretisht:
Arindi Boci alias Rindi (35 vjeç),
Glend Burhanaj i quajtur Qorri (32 vjeç),
Fabrizio Capogna (37 vjeç ),
Petrit Bardhi i quajtur Titi (47 vjeç ),
Gianluca Fantozzi (51 vjeç),
Leonard Vacaj (48 vjeç ),
Simone Laurenti (42 vjeç),
Elsa Lila (40 vjeçe),
Gjino Lleshaj (39 vjeç) ,
Manolo Monterisi (44 vjeç),
Alessio Nardini (47 vjeç),
Francesk Ndreka i njohur si Cesk ( 28 vjeç) dhe
Manuela Rizzo (46 vjeçe).
Hetimet për bandën raportohet se kanë nisur që në vitin 2019, ku janë kryer një seri përgjimesh dhe ndjekjesh deri në goditjen e tyre. Në total këtij grupi i janë gjetur 5 kilogramë kokainë, 43 kilogramë marihuanë dhe 82 kilogramë hashash.
Raportohet se krye të bandës ishte Arindi Boci, i njohur si Rindi, së bashku me Glend Burhanaj i njohur si Qorri. Për prokurorinë ata dyshohet se ” ngritën, organizuan dhe menaxhuan trafikun e drogës në zonat Acilia dhe Primavalle, duke koordinuar vendosjen, fshehjen, përpunimin dhe tregtimin e kokainës, hashashit dhe marihuanës atje” .
Rindi raportohet se kishte krah të djathtë bashkatdhetarin Francesk Ndreka nga Çesk .
Boksieri Petrit Bardhi, i quajtur Titi, dyshohet se ” ka siguruar kontaktet e blerësve të drogës, fal njohurive të tij me krimin romak.
Këngëtarja Elsa Lila akuzohet se është përdorur si kujdestare dhe llogaritare e faturave.
Së fundi, Alessio Nardini do të kishte marrë pjesë në bandë për ” sigurimin e disponueshmërisë së banesës dhe kutisë që përdorej për mbajtjen e drogës “.