KRYESORE

Kush janë tetë senatorët që i kërkuan sqarime Bidenit për shtetet që i ftoi në Samitin për Demokracinë

Tetë senatorë amerikanë i kanë dërguar letër presidentit Joe Biden, për t’i kërkuar sqarime lidhur me kriteret që janë përdorur për të ftuar shtetet në Samitin për Demokracinë që do të mbahet pas një muaji, ku nuk u ftua Kosova. Por, kush janë këta senatorë?

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Mendez së bashku me shtatë senatorë të tjerë i kanë dërguar letër presidentit Joe Biden duke kërkuar qartësi më të madhe dhe transparencë në lidhje me kriteret që janë përdorur për të ftuar shtetet në Samitin për Demokracinë që do të mbahet pas një muaji.

Në letrën që senatorët i kanë dërguar presidentit Biden thuhet se cilat shtete ftohen dërgon sinjal të fuqishëm mbi vlerat dhe praktikat që SHBA-ja beson se e përbëjnë demokracinë.

Kjo letër mbanë nënshkrimet e Robert Menedez, Tim Kaine, Brian Schatz, Ron Ëyden, Benjamin L. Cardin, Sheldon Ëhitehouese, Jeffrye A.Merkley dhe Sherrod Broën.

“Së pari ne kërkojmë më shumë qartësi dhe transparencë lidhur me kriteret për selektimin e qeverive që janë ftuar të marrin pjesë në Samit. Kë ne e ftojmë dërgon një sinjal të fuqishëm lidhur me vlerat dhe praktikat që ne besojmë se e përbëjnë një demokraci. Derisa demokracinë marrin shumë forma dhe disa shtetet janë në vështirësi për të konsoliduar institucionet dhe praktikat demokratike, ne duhet të jemi të qartë se pse e kemi ftuar secilën qeveri pjesëmarrëse. Ju lutemi të na dërgoni një listë me shtetet e ftuara dhe kriteret që janë përdorur për të përcaktuar se përse secila e ka merituar ftesën”, thuhet në letrën e senatorëve.

Ndryshe, Kosova ka mbetur jashtë listës së shteteve të ftuara nga presidenti Biden për të marrë pjesë në Samitin për Demokracinë.

Mosftesa e Kosovës u pa si këmbanë alarmi për shtetin që ShBA-në e ka sponsorin kryesor të shtetësisë.

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, të organizuar më 9 dhe 10 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago