BREAKING NEWS

Kush janë udhëheqësit e grupit kriminal, i akuzuar për vrasjen e Ivanoviqit

Gjashtë persona janë akuzuar të hënën për vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas hetimeve e intervistimit të qindra personave, e ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton KTV.

Të akuzuar, pos Rade Basaras, hetues policor, janë edhe Silvana Arsoviq, zyrtare e partisë SDP, Marko Roshiq, janë edhe N.S, D.M, Z.J.

Ata akuzohen për 8 vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasje e rëndë, pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal e keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Por, ata që Prokuroria i konsideron udhëheqës të grupit kriminal, Milan Radojiçiq, Zvonko Veselinoviq, si dhe Zhelko Bojiq, shef i operativës së Policisë për komunat veriore, vazhdojnë të jenë në arrati e për të cilët ekziston fletë-arrestim ndërkombëtar.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë vepruar si grup kriminal që nga 2011-a dhe një pjesë e anëtarëve të grupit e kanë përcjellë Ivanoviqin, megjithëse nuk është e qartë se kush konkretisht e ka kryer vrasjen.

“I pandehuri N.S, ka bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit e panjohur që të kryejnë vrasjen e Oliver Ivanoviqit, me ç’rast me dashje dhe dijeni u ka ndihmuar të dyshuarve të panjohur në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke krijuar kushtet dhe mënjanuar pengesat për kryerjen e veprës penale, ku i njëjti u ka lehtësuar të dyshuarve që të marrin veturën e markës Opell Astra, pa targa me dritare të errësuara, ta përcjellin të njëjtën veturë në drejtim të qytetit, nga e cila veturë është shtënë gjashtë herë në të ndjerin Oliver Ivanoviq”, thuhet në aktakuzë.

Pas kësaj, grupi ishte kujdesur të fshihen provat ku dy policët e akuzuar kanë shkuar në vendngjarje, kanë marrë me vete gëzhojat e gjithashtu nuk e kanë siguruar vendin e krimit.

Kurse, administratorja e partisë së Ivanoviqit, Silvana Arsoviq, i ka ndalur kamerat e sigurisë që të mos xhirohet vrasja, e të cilat i ka aktivizuar pastaj.

Sipas Prokurorisë Speciale, ky grup aktivisht ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme kriminale në veri, e që ka pasur për qëllim që përmes tyre të përfitojë edhe dobi financiare, duke shtrirë kontrollin te bizneset dhe politika në komunat veriore të Kosovës.

Krejt këto, sipas Prokurorisë, pastaj kanë rezultuar me vrasjen e kryetarit të SDP-së, Oliver Ivanoviq mëngjesin e 16 janarit të 2018-s.

Paraprakisht, i njëjti grup dyshohet se ia kishte djegur veturën të ndjerit.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje për mospërfshirjen në aktakuzë të 3 personave që janë në arrati – Milan Radojiçiq, Zvonko Veselinoviq, si dhe Zhelko Bojiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

19 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago