Mediet greke shkruajnë se urdhri për vrasjen e 6 personave që sipas tyre janë shqiptarë, ka ardhur nga burgjet për mosmarrëveshje për drogën.
Iefimerida sqaron se anëtarët e mafies shqiptare dyshohet se kishte mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje.
Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa. Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.
Mediet greke: Dy skenarët që po hetohen për masakrën me 6 shqiptarë të vrarë! Pritë apo takim mes bandave? Njiheshin me njëri-tjetrin
Mediet greke kanë dhënë detaje mbi masakrën me 6 persona të ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane tip Ford në periferi të Athinës në Greqi. CNN grek raportojn se dyshohet që viktimat të jenë shtetas shqiptar, por kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Policia po heton dy skenarë për ngjarjen. I pari, të cilin e konsiderojnë më të mundshëm, është se autorët u kishin bërë pritë 6 personave të vrarë.
Dhe versioni i dytë është se mes dy bandave ka pasur një “takim”, por nuk ka pasur “marrëveshje” mes tyre dhe më pas kanë nxjerrë pistoletat.
Sipas asaj që shkruan anëtarët e dy bandave njiheshin me njëri-tjetrin.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…