Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar përkohësisht një zyrtar policor, me gradën e kapitenit, pasi i njëjti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, duke vozitur nën ndikimin e alkoolit. Rasti ka ndodhur dje, kur i dyshuari ka qenë duke drejtuar veturën e tij private, jashtë detyrës zyrtare.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zyrtari policor i suspenduar është Stojan Denic, që shërben në Policinë Kufitare – Lindje.
Ndaj Denic në konsultim me prokurorin është iniciuar rast me dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”.
“Zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.”, ka njoftuar IPK.
Por si u zbulua rasti?
“Policia e Kosovës është njoftuar nga qytetarët dje në orët e mbrëmjes për një vozitje të rrezikshme në Gjilan duke rrezikuar jetën e dy qytetarëve .
Pas marrjes të informacioneve është identifikuar i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë zyrtar policor (me gradën e kapitenit).
Bazuar në autorizimet ligjore Policia e Kosovës ka njoftuar hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës.
Hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë lidhur me rastin.
Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila).”, thuhet në komunikatën e IPK-së.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…