Uglesha Jarediq, komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në kuadër të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, është suspenduar nga puna.
Ai është suspenduar për 72 orë për shkak të dhunës në familje.
“Ka kohë që Jarediq është ndarë me bashkëshorten dhe jeton vetëm, mirëpo B. J. ish bashkëshortja e tij, ka përjetuar dhunë për muaj të tërë duke pranuar mesazhe me përmbajtje fyese dhe ofenduese përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Si rrjedhojë, ajo ka denoncuar rastin në polici” kanë thënë burimet.
Policia në rajonin e Mitrovicës së Veriut ende nuk ka folur për çështjen në fjalë.