LAJME

‘Ky është kulmi i çmendurisë’/ Shikoni videon e transmetuar në televizionin e regjimit të Vuçiqit një ditë pas Kuvendit mbarëserb

Videoklipi tregon Kishën e Shën Savës në Beograd dhe Manastirin e Ostrogut në Mal të Zi dhe këndohet për Kosovën.

Në TV Pink herët në agim, kulmi i çmendurisë, ka shkruar mëngjesin e sotëm në orën 07:17 një përdorues në Twitter dhe ka shpërndarë një video të një kënge që lavdëron Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Një ditë pas Kuvendit Gjithëserb në Beograd, në programin e mëngjesit të televizionit Pink është shfaqur një video në të cilën thuhej se “të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë si një me komandantin Aleksandër”.

Videoklipi tregon Kishën e Shën Savës në Beograd dhe Manastirin e Ostrogut në Mal të Zi. Në fillim dëgjohet zëri i presidentit të Serbisë, i cili thotë se po bën “luftë të ashpër” për Kosovën, transmeton Nova.rs.

“Arra e fortë është një frut i çuditshëm, mos tentoni të thyeni, sepse ju thyen dhëmbët. Ne nuk kemi frikë nga askush, sepse Serbia e lirë dhe liritare nuk ka pse të frikësohet. “Serbia nuk guxon të ndalet”, dëgjohet zëri i Aleksandër Vuçiqit dhe më pas vjen një këngë.

“Kosova është  zemëra jonë, e dini se çfarë ka ndodhur atje. Nëna po qan duke pritur që djali i saj të kthehet nga larg. Të valojë flamuri serb, beteja e ashpër tani po bëhet. Të gjithë si një, vëlla me vëlla, me Aleksandrin komandant”.

Kënga për “Aleksandër Komandanti” u publikua mëngjesin e mbajtjes së Parlamentit gjithëserb në Beograd me emrin “Një komb, një parlament – Serbia dhe Srpska”, në të cilën Vuçiq tha se “askush nuk do të mund të shkatërrojnë unitetin serb”.

Në takim, përveç Vuçiqit, ishin të pranishëm edhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, Patriarku Porfiria dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të Serbisë dhe Republika Srpska, si dhe përfaqësues të serbëve nga rajoni. 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago