Forcat Kurde (SDF) shkatërruan dy tanke të ushtrisë okupuese turke dhe mercenarëve të saj në fshatin Abu Surra, në Kurdistanin Sirian.
Ushtria turke ka hasur në rezistencë të madhe të luftëtarëve kurdë. Siç shihet edhe në video SDF shkatërrojë dy tanke turke në luftime të ashpëra që po zhvillohen në rajonin e populluar nga kurdët në Sirinë veriore.
Luftëtarët kurdë “janë të famshëm për zhvillimin e mënyrave inovative për të luftuar një ushtri më të përparuar”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, duke shtuar se “turqit janë befasuar nga efektiviteti i tyre.”
Përpos ushtrisë turke, dëme të mëdha kanë pësuar edhe mercënarët e Turqisë, të quajtur ndryshe “luftëtarët e ndyrë të Erdoganit”
Aleanca përbëhet kryesisht nga Islamistët dhe Selefistët, një rrjedhë ultrokonservatore e Islamit.
Media e Erdoganit, Anadolu Agency ka pranuar se me dhjetra mercenarë islamist kanë humbur jetën në luftime me kurdët.
Kurdët kanë kapur edhe disa automjete të ushtrisë turke.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…