Avni Ajrulli , 49-vjeçar shtetas maqedon është personi që u arrestua dje në Gjilan, ndaj të cilit ishte lëshuar edhe urdhërarrest nga Interpoli, bëjnë me dije burime të besueshme të Expressit brenda Prokurorisë.
Sipas këtyre burimeve, i njëjti po kërkohej nën dyshimet për kryerjen e veprës penale vrasje.
Policia ka njoftuar dje se pas arrestimit të Avni Ajrullit është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm i tij në qytetin e Gjilanit dhe me pas ishte sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan.
Me vendim të prokurorit, 49-vjeçari është ndaluar për 48 orë.
Seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij do të mbahet sot në orën 10:00 në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënsi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.
“Mund të konfirmoj që seanca e paraburgimit mbahet në ora 10:00”, tha Shkodra.