Ky është personi që dyshohet se rrahu të moshuarën për një qingj në Prizren

Sot gjatë ditës se një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, në Merdar, pasi që i njëjti dyshohet se e sulmoi fizikisht një grua të moshuar në fshatin Lez të Prizrenit.

Burime nga Prokuroria Themelore në Prizren bëjnë të ditur se i arrestuari është Ramadan Fazlija i lindur në vitin 1966.

I njëjti dyshohet se bashkë me një person tjetër që aktualisht gjendet në arrati, e kanë rrah të moshuarën për shkak se ajo nuk ua ka shitur atyre një qingj.

Ndërsa, Policia pati njoftuar se të dyshimtit përdorën forcë ndaj viktimës, dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Pas identifikimit të të dyshuarve ata u shpallën në kërkim policor.