LAJME

Heqja e masës se arrestit shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës, Gjykata del me njoftim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dal me njoftim pas heqjes se masës se arrestit shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës.

Sipas njoftimit njoftimit atij i është caktuar masa masa e paraqitjes në stacion policor, e cila masë do të zgjasë në kohëzgjatje prej një muaj.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda në çështjen penale kundër të akuzuarit E.S, për vepën penale Shtytje në kryerjen e veprës së rëndë të parashikuar nga neni 147 paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së, për të cilën vepër çështja është kthyer në rigjykim sipas vendimit të Gjykatës së Apelit – Departamenti Special, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke vendosur sipas detyrës zyrtare, me datë 09.02.2024 konform nenit 181 paragrafi 7 lidhur me nenin 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka marr Aktvendim dhe të akuzuarit E.S i ndërprehet masa e arrestit shtëpiak me datë 10.02.2024 dhe kundër të njëjtit urdhërohet masa e paraqitjes në stacion policor, e cila masë do të zgjasë në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet aty.

Tutje bëhet e ditur se ky vendim vjen pasi Sekiraqa ka qenë në arrest shtëpiak për dy vite dhe se e ka respektuar këtë masë.

“Gjykata duke vepruar sipas detyrës zyrtare, të akuzuarit E.S i ndërpren masën e arrestit shtëpiak dhe kundër të njëjtit cakton masën e paraqitjes në stacion policor, e cila masë do të zgjasë në kohëzgjatje prej një muaj, ngase që nga data e caktimit të masës së arrestit shtëpiak me datë 15.10.2021 e deri me tash, i njëjti asnjëherë nuk e ka shkelur masën e arrestit shtëpiak. Duke pasur parasysh se i akuzuari gjendet nën masën e arresti shtëpiak për më shumë se dy vite dhe se nuk ka pasur asnjë njoftim nga Policia e Kosovës se i njëjti në çfarëdo mënyre nuk e ka respektuar këtë masë, gjykata konsideron se edhe masa e paraqitjes në stacion policor, krijon kushte që procedura penale në këtë çështje të zhvillohet pa vështirësi”, thuhet në njoftim.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Sëiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago