Shqiptari që ka arritur të arratiset nga burgu i Verçellit gjatë natës së ndërrimit të viteve është Kristjan Mëhilli, mëson Ora News.
27 vjeçari është arrestuar si anëtar i bandës “Ice Eyews” që akuzohen se kishin kryer një sërë grabitjesh të vilave në territorin piemontez te Italisë, informon gazetarja e Ora News, Alba Kepi.
Së bashku me të ka tentuar arratisjen dhe një tjetër i burgosur shqiptar, me të cilin ndodhej në të njëjtën qeli, por ky i fundit është kapur nga rojet e burgut.
Pasi kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar, dy shqiptarët kanë mundur të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut.
Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun, e është bllokuar nga rojet e burgut.
Dy shqiptarët ishin dënuar me heqje lirie deri më vitin 2029 të akuzuar për grabitje vilash.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…