LAJME

Ky është shqiptari që me forcat serbe kreu krime lufte në Osek të Gjakovës

Muharrem Ibraj është shqiptari nga fshati Osek Hilë i Gjakovës që kishte kryer krime ndaj shqiptarëve nën uniformën e policisë serbe.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Muharrem Ibraj, i nacionalitetit shqiptar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së.

Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë.

Ibraj në verën e vitit 2005 ishte paraqitur në Hagë, si dëshmitar mbrojtës i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, raporton Paparaci.

Muharem Ibraj ishte emëruar nga Momçilo Stanojeviç, kryetari i komunës, si shef i “sigurisë lokale”.

Një dëshmitar i prokurorisë dëshmoi se kjo forcë sigurie përbëhej nga shqiptarë besnikë ndaj Serbisë. Megjithatë, Ibraj beson se gjëja e rëndësishme ishte se “kudo që vepronte siguria, as serbët dhe as shqiptarët nuk dëmtoheshin.”

Ai shtoi se në qershor 1999 ishte i detyruar të largohej nga Kosova dhe se pas dislokimit të KFOR-it, gjashtë anëtarë të familjes së tij u rrëmbyen, pasi nuk bashkëpunonin me UÇK-në. Kur një gjyqtar e pyeti pse nuk e mbështeste UÇK-në, Ibraj u përgjigj: “UÇK-ja ishte kundër shtetit.”

Dyshohet se Ibraj tani jeton me një pension në Serbi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago