Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës për Rozhajë një veturë brenda së cilës ndodhej viktima (Fidan Shabani) është gjuajtur me armë zjarri. Policia rastin e ka quajtur si “Tentim-vrasje” derisa Prokuroria e Pejës bëri të ditur për Insajderin se ka ndaluar dy perona si të involvuar në rast. Insajderi mëson se edhe një i tretë ndodhet në arrati.
Gazeta ka mësuar se viktima e tentim vrasjes është Fidan Shabani.
Po ashtu sipar burimeve të Insajderit, dy personat e ndaluar dhe një person i tretë që ndodhet në arrati janë familjar të trajnerit të njohur të Xhudos – Driton Kukës.
Sipas burimit, Shqipëron Kuka është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në tentim vrasje.
Ndërsa i arrestuar është Kukë Kuka bashke me një peron tjetër. Siç mëson Gazeta, dy personat e arretaru janë djemt e vllaut të Driton Kukës. Njëri nga ta është i mitur.