Referuar disa rasteve të vjedhjeve të raportuara në polici, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet.
Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit
“Fatos Hoxha, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin përveç rasteve që po hetohen nga ana e policisë, janë aktive rreth 30 urdhërarreste të lëshuara nga organet kompetente”, njofton policia, transmeton Express.
Personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.
“Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në apelin e policisë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…