Zëvendësndihmëssekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka thënë sot se zbatimi i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë është i drejt.
Ai ka thënë se, ky vendim i Kosovës ndaj Serbisë i zuri në befasi.
“Është e drejtë e qeverisë së Kosovës për të aplikuar reciprocitet. Implementimi aktual na zuri shumicën prej nesh në befasi, por kjo do të ndodhte. Dhe jam i lumtur që ishim në gjendje të ulnim tensionet. Jam i kënaqur me përkushtimin e palëve dhe përkushtimin e Brukselit për gjetjen e zgjidhjes sa i përket situatës në veri. Me partneritetin që kemi me BE-në mund të ndihmojmë në tejkalimin e problemeve të trashëguara në Ballkanin Perëndimor nga vitet 90-ta. Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog, do të japim mbështetje ne plotë për Lajçakun dhe ekipin e tij për një zgjidhje konstruktive”, ka thënë Escobar.
E kjo deklaratë e Escobarit po vlerësohet si është një ndër lajmet më të mira për Kosovën në vitet e fundit.
Kështu thotë analisti politik Jusuf Thaçi, i cili shpreson se edhe BE-ja të pajtohet me këtë parim.
Postimi i plotë:
“Është e drejtë e qeverisë së Kosovës për të aplikuar reciprocitet.”
Ky qëndrim i qartë, zyrtar e publik i SHBA-së i shprehur nga Zv.ndihmëssekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, është ndër lajmet më të mira për Kosovën në vitet e fundit.
Shpresoj që edhe BE-ja më në fund të pajtohet me këtë parim!
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…