Sot, me rastin e kthimit të trupave të viktimave të masakrës së Rezallës, në Merdare në pritjen e këtyre trupave, bashkë me familjarët i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Kryetari Jashari, me këtë rast u shpreh se në këtë ditë krahas pikëllimit që ndajmë me familjaret e dëshmorëve, ndjemë edhe lehtësim për faktin që tashmë dihet se ku pushojnë trupat e tyre.
“Këto janë arkivat tona, vuajtjet dhe historia jonë e lavdishme. Sot krahas dhimbjes, familjarët e këtyre martirëve por dhe ne si shoqëri përjetojmë lehtësim sepse tani të paktën e dijmë se ku prehen eshtrat e tyre dhe ku mund të vendosim kurora lulesh e të bëjmë homazhe”, tha Jashari.
Jashari, tutje bëri thirrje për bashkësinë ndërkombëtare, që të ushtrojnë presion mbi palën serbe, për kthimin e eshtrave e të zhdukurve të tjerë të luftës.
“Nga ky vend, në prani të familjarëve të martirëve, para eshtrave të tyre bëjë apel për bashkësinë ndërkombëtare që të bëjnë presion ndërkombëtar mbi Serbinë e cila tash e 22 vite pas luftës ende i mbanë peng eshtrat e më të dashurve tonë, ende nuk ka dhënë përgjegjësi ndërkombëtare për gjenocidin e bërë në Kosovë dhe për me tepër ende shpreh pretendime territoriale ndaj shtetit tonë”, tha Kryetari Jashari.
Jashari, po ashtu deklaroi se Komuna e Skenderajt, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore do të kujdeset për rivarrimin e tyre me ceremoni shtetërore në kompleksin e varrezave të masakrës së Rezallës , në Rezallë.
“Lavdi të përjetshme martirëve të fshatit Rezallë dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, tha në fund Jashari.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…