POLITIKE

La Repubblica: Marrëveshja e Ramës me Italinë “përçan” Partinë Socialiste Europiane

Marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane, Giorgia Meloni, ka shkaktuar “përplasje” edhe brenda Partisë Socialiste Europiane, pjesë e të cilës është edhe PSSH.

Sipas La Repubblica, në Kongresin e socialistëve europianë në Malaga, kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur se marrëveshja “është para së gjithash një çështje midis qeverisë italiane dhe asaj shqiptare”.

Përgjigja e tij është shumë e ndryshme nga ajo e Schlein, që foli për një “shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kushtetutës”, dhe nga ajo e Provenzanos, që foli për një “shkelje të vlerave socialiste” nga Rama.

Sipas mediave të huaja, Scholz përdor tone të buta, nuk dëshiron të vërë në siklet Melonin dhe nuk do të distancohet as nga Rama, as nga marrëveshja. Duke pretenduar se nuk dëshiron të hyjë në dinamikën Itali-Shqipëri, ai shton megjithatë se në Gjermani “do të ndjekim me kujdes” paktin me Tiranën.

“Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”, tha ai më tej.

Migrimi i parregullt, për kancelaren e SPD, “duhet të reduktohet dhe duhet një bashkëpunim i ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian. Siç ndodh tani, për shembull, me Turqinë dhe mund të ketë marrëveshje edhe me vende të tjera.”

Por presidenti i Partisë Socialiste Evropiane, i sapo rizgjedhur, ish-kryeministri suedez Stefan Löfven stigmatizoi marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se nuk është zgjidhje për politikat e migracionit. “Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo si qeveria e ekstremit të djathtë në Itali, e cila dëshiron t’i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Nuk është një model progresiv”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

34 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

52 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago