Është ndarë sot nga jeta At Antonio Bellusci, arbëreshi i cili me jetën dhe veürën e tij është identifikuar më së shumti me qenien e arbëreshëve të Italisë në gjysmë shekullin e kaluar.
I lindur në vitin 1934 në Frasnitë të Kalabrisë, Antonio Bellusci, i cili është arsimuar për klerik, gjithë jetën e tij ja ka kushtuar qenies arbëreshe, mbijetesës së “gjakut të shprishur”. Veprimtaria e tij është shtrirë shumë përtej asaj të një kleriku dhe kap majat që ka njohur bota arbëreshe në kohën tonë.I quajtu edhe si “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”, At Antonio Bellusci është më meritori për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të komunitetit që prezantonte. Më shumë se kaq, ai ka dhënë dëshmi të panumërta për mbrojtjen e kauzës shqiptare, sidomos asaj të Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar, gjithandej nëpër botë. Po ashtu Bellusci njihet si mbështetës i arvanitasve të Greqisë, të cilët i ka njohur dhe studiuar mbase si askush tjetër.
At Antonio ishte adresa e pashmangshme dhe mikpritëse e pothuaj të gjithë shqiptarëve nga “përtej detit” që vizitonin arbëreshët, duke mbetur gjithnjë në dispozicion të tyre me njouritë dhe kompetencën e lartë që kishte për botën arbëreshe. Po ashtu biblioteka e tij personale është model për ruajtjen e librave dhe revistave nga e gjithë bota shqiptare.