Këshilltari i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar.
Matoshi përmes Facebook ka cituar deklaratën e Albin Kurtit ku ka thënë se e respekton Kushtetutën e Kosovës e cila nuk e njeh kombin kosovar.
Inkurajuse pjesa e parë e deklaratës, por del se ai nuk e ka lexu (ose bâhet kinse!?) Kushtetutën e vendit qe do ta qeverisë. Inkurajuese sepse ai duhet të betohet në Kuvend se ka me e respektu Kushtetutën bë bazë të të cilës duhet të qeverisë, nen për nen, pra rendin konstitucional dhe rendin simbolik të saj”, ka shkruar Matoshi.