POLITIKE

Lajmërohet ish-prokurori Elez Blakaj, flet për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

Ish-prokurori Elez Blakaj, me anë të një statusi të gjatë në Facebook ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion që nuk ka kredibilitet dhe ka paralajmëruar parregullsi edhe në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit. 

Blakaj ka thënë se KPK përdoret nga disa persona për “ruajtje të monopolit dhe pushtetit për njërit tjetrin” dhe se të njëjtit i trajtojnë këto institucione si prona private.

“Kur interesat e një grupi e sfidojnë interesin publik! Edhe në proceset e privatizimeve në Kosovë të udhëhequara nën drejtimin e AKM-së kemi parë procese të cilat formalishtë janë mbuluar me letra, madje as aty, nuk është arritur në çdo rast të dalin fitues shantazhuesit, kërcënuesit dhe dhunuesit, pavarsishtë strategjive të përdorura, ndërsa Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk po ua huq asnjëherë! Të gjithë kemi parë këto vitet e fundit se si të njëjtit persona kanë bredhur në vazhdimësi nga një zyre tek tjera, duke e ndihmuar dhe favorizuar njëri tjetrin në pozita të ndryshme nga Këshilli Prokurorial për në zyrën e Kryeprokurorit të  Shtetit dhe poashtu në pozita tjera në cilësi të kryeprokuroreve dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjës se monopolit dhe pushtetit për njëri tjetrin, duke i trajtuar këto institucione si të ishin pronë private! E fotografi të njëjtë presim të shofim edhe tani me rastin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit të Shtetit!!!”, shrkuan ai.

Tutje Blakaj thotë se pozita e Kryeprokurorit është me interes të veçantë dhe ka akuzuar KPK-në për mungesë të integritet gjatë kryerjes së veprimeve. Ai ka thënë se këto keqpërdorime janë evidentuar edhe me raporte ndërkomëbtare.

“Qasja e Këshillit Prokurorial, sjelljet dhe veprimet e tyre, skandalet e shumta, vendimet e kundërligjshme, konflikti i interesit, transferet dhe avancimet me standarde të dyfishta, qartë kanë shpërfaqur fotografinë e vërtetë dhe mungesën e integritetit të këtij institucioni. Madje, për disa nga problemet brenda këtij institucioni kanë reaguar edhe raporte e opinione ndërkombëtare, si dhe partner e miq të cilët e kanë ndihmuar në vazhdimësi Këshillin Prokurorial! Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është pozitë me interes të lartë publik, andaj edhe detyrat dhe përgjegjësit qe ka Kryeprokurori janë drejtpërdrejtë të ndërlidhuara dhe në shërbim të publikut, e jo të grupit të njejtë të përsonave të cilët po përgaditen ta zyrtarizojnë emrin e personit i cili është pjesë e këtij grupi!”, shtoi ai.

Tutje ai ka thënë se pavarësisht zhvillimeve që pritet të ndodhin gjatë ditëve në vijim, reformat duhet të vazhdojnë.

“Pavarsishtë të gjitha zhvillimeve të cilat pritën të ndodhin në ditët dhe javët në vazhdim brenda Këshillit Prokurorial dhe jo vetëm, reformat duhet të vazhdojnë sepse janë mjeti më i mirë i cili do të ndihmonte dhe shëronte këtë lloj mentaliteti, i cili me punën e tij ka ndërtuar besueshmëri tejet të ulët në raport me publikun, duke ngecur brenda interesave të të njëjtit grup personash të përmendur me lartë!  SOT, për të gjitha këto veprime dhe vendime është përgjegjës Këshilli Prokurorial i Kosovës, NESËR do të jemi përgjegjës të gjithë!“, përfundoi ai.

Postimi i Elez Blakajt në Facebook

*Nuk dihet nëse Blakaj e ka fshirë këtë postim nga Facebook-u, pasi tani nuk gjendet në profiling e tij


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

16 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago