LAJME

Lajmërohet Ramiz Kelmendi, kaq milionë euro janë dëmet deri tani

Pronari i ELKOS Group, depo e së cilës kompani mori flakë gjatë mëngjesit të sotëm, ka reaguar sërish.

Kelmendi përmes një postimi në facebook ka treguar gjithë ngjarjen, ndërsa shtoi se edhe vet ka qenë i pranishëm.

Tutje, ai shtoi se do të përkujdeset për çështjen e të lënduarve, ndërsa operatorëve ekonomikë u ka thënë që të mos shqetësohen, sepse gëzon gjithë kapitalin e nevojshëm për të rimarrë veten.

“Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim qe me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojme zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur.

Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa”, tha ndër tjerash.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë dhe kolegë të punës,

Sot më datë 25.03.2023 ende pa i ditur shkaqet, siç tashmë jeni të njoftuar nga mediat, ka ndodhur një zjarr i madhë në Qendrën e Depozitimit dhe Tregtimit që ne e kemi të quajtur Depo e Importit dhe Elkos Center.

Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim qe me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojme zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur.

Zjarri, po dyshohet të ketë filluar rreth orës 08 e 15 minuta, ndërsa është shpërfaqur rreth orës 08 e 30 minuta.

Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të Kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00).

Punonjës të ndërtimit të asfiksuar, fatmirësisht të liruar në shtëpi, do ju qëndrojmë afër sipas nevojës!

Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250.

Objekti i shkatërruar nga flakët ka sipërfaqen rreth 67 mijë metra katror.

Miq dhe ju bashkëpuntorë e të punësuarë,

Ju falënderojë nga zemra për mbështetjen, përkrahjen që më ofruat në këtë ditë të vështirë.

Falëndrojë organet përkatëse, Zjarrëfikësit, Policinë, Emergjencat dhe mekanizmat përcjellës relevant, për angazhimin!

Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa.

Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri.

Asnjë obligim ndaj institucioneve bankare nuk do të prolongohet nga ana jonë!

Shëndeti të na punoj, Natyra është mbi të gjithe ne!

Ramiz Kelmendi

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

3 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ekspertja: Nafta e ngarkuar me 7 taksa në Shqipëri

Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…

4 orë ago
  • KRYESORE

Vrasje e rëndë në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur, në kërkim pronari i lokalit “My Place”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…

5 orë ago