Disa prona me vlerë 550 mijë euro janë sekuestruar në Elbasan, të dyshuara se janë përfituar nga të ardhurat prej krimit, pronarët e të cilëve rezultojnë të dënuar për prostitucion.
Më kërkesë të prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 2 pasurive në pronësi të Arjan Kamanit, i cili i kishte regjistruar pronat në emër të tij dhe të afërmve. Konkretisht është sekuestruar 1 objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2020, dhe 1 automjet “Lamborghini”.
Nga hetimet dyshohet se pasuritë e sekuestruara kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Arjan Kamani, i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.
Po ashtu policia ka sekuestruar pasurinë e Uard Kalotit, 34 vjeç, banues në Elbasan. Konkretisht i është sekuestruar një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan.
‘Me kërkesë të prokurorisë, në kuadër të procedimit penal nr. 977 të vitit 2023, gjykata vendosi sekuestrimin e një apartamenti në pallatin 583/4 Sh.1, kati 9 Ap.19 me sip.105 m2 me nr.pasurie 5/287+1-19, në Lagjen e Re.’- njofton prokuroria e Elbasanit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Uard Kaloti, i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…